E detyronte të punonte mbi 100 orë në javë pa pagesë, pronari burgoset dhe gjobitet me shumën marramendëse
Një burrë nga Karolina e Jugut, i cili për vite me radhë detyronte një punonjës me ngjyrë të punonte më shumë se 100 orë në javë pa e paguar, është dënuar me burg dhe gjobë që arrin 546,000 dollarë.Menaxheri i restorantit, i cili u shpall fajtor , fillimisht u kërkua të paguante 273,000 dollarë, por me një apel në prill, shuma u konsiderua shumë e vogël. Sipas vendimit të ri, shuma u dyfishua në 546,000 dollarë.
John Christopher Smith, një kamarier i kafenesë në Conway, në SHBA, u detyrua të punonte për vite me rradhë pa u paguar.Menaxheri i tij, Bobby Edwards, i cili përfitoi nga paaftësia e tij mendore, u dënua me 10 vjet burg për abuzimin e Smith.Sipas CNN, Smith filloi të punonte në kafene kur ishte 12 vjeç. 19 vitet e para të punës së tij,kur restoranti ishte nën menaxhimin e një pronari tjetër, ai u pagua rregullisht.
Por kur Edwards mori nën pronësi restorantin, në 2009, Smith u zhvendos në një apartament pranë lokalit dhe u detyrua të punonte më shumë se 100 orë në javë pa u paguar.Sipas gjykatës, Edwards, ka përfituar nga problemi mendor i Jack dhe e ka mbajtur atë të izoluar nga familja e tij, duke e dhunuar verbalisht dhe fizikisht.



