Italia mikpret sot samitin e vendeve të G 20, mbi turizmin

Në kryeqytetin italian Romë, përfaqësuesit e 20 vendeve të ekonomive më të fuqishme të botës e që përbëjnë 80% të PPB botërore, 75% të tregtisë globale e 60% të popullsisë në botë, do të diskutojnë strategjitë e ardhshme për industrinë e turizmit, përballë problematikave që ka shkaktuar emergjenca shëndetësore pandemike.

Prej 1 dhjetorit të 2020 Italia ka marrë presidencën e grupit G20 e ky është eventi i parë institucional që do të mbahet e do të bashkoj në një diskutim, dhe pse shumica të lidhur në videokonferencë, Ministrat e Turizmit e përfaqësitë e qeverive të vendeve Kinë, Kanada, Brazil, Argjentinë, Australi, Arabi Saudite, Kore e Veriut, Gjermani, Japoni, Indi, Francë, Itali, Meksikë, Britani e Madhe, SHBA, Afrika e Jugut, Tuqi. Bashkim Europian e Spanjë.

Viti pandemik 2020, ka shkaktuar për sektorin e turizmit një reduktim të PPB me 49.1%, ndërkohë që në pesvjecarin e mëparshëm, 2014- 2019, turizmi pati një rritje globale duke ofruar 1 vend pune në çdo 4 persona të punësuar.

Prioriteti i Presidencës italiane të G20 është orientuar në kujdesin ndaj njerëzve, planetit e mirëqënies e aksioni i një koordinimi ndërkombëtar, do të jenë linjat thelbësore të samitit të sotëm.

Pika kryesore do të jetë lëvizja e sigurt e njerëzve që do të rikthej besimin e këtij sektori dhe në të gjithë ekonominë.

Një vend të rëndësishëm në agjendën e sotëm pritet të jetë diskutimi mbi patentën jeshile propozuar nga Bashkimi Europian.

Grupi i vendeve të G20 do të impenjohet të mbështesë, koordinoj e të zhvilloj cdo iniciativë që do të garantoj lëvizjen e sigurt të personave.

Samiti i Romës do të përqëndrohet dhe në kërkesën për transformimin green e dixhital të turizmit botëore duke orientuar linjat guidë të investimeve e infrastrukturës së të ardhmes.

Mbledhja ministeriale e vendeve të G20 do të formulojë masat për rimëkëmbjen e këtij sektori në nivel global.

Një ditë më parë Kryekomisonerja Europiane Ursula Von der Leyen deklaroj se "duhet lancuar sektori i industrisë së turizmit të vendeve anëtare e se ka ardhur momenti që vendet e BE, të mikpresin turistët e vaksionuar anti Covid. Por njëherëshm tha ajo, duhet të përgatitet një plan frenimi efikas në rast të shfaqjeve të varianteve të reja e të parashikuara.

Italia nga ana e saj ka shtuar dozat e vaksinimit ditor duke arritur deri mbi gjysëm milioni doza në 24 orë e objektivi më i afërt i qeverisë Draghi ështa arritja në rreth 1 miliona dosa vaksina në ditë.

Më 21 maj 2021 në Romë do të zhvillohet dhe Samiti Botëror i Shëndetit (Global Health Summit) me moton "Të bashkuar mbrojmë shëndetin tomë e ndërtojmë të ardhme më të mirë."