Deri të mërkurën mot pranveror, të enjten rikthehen masat ajrore afrikane, fundjava fantastike për plazh

Kjo javë parashikohet të jetë kryesisht me mot të qëndrueshëm.  Lajda Porja, drejtuese e Zyrës Operacionale në Meteoalb, në një lidhje me skype për "Ditë e Re" në Rtv Ora tha se moti i kthjellët do të na shoqërojë  pothuajse gjatë gjithë javës, ndërsa pasdite pritet të kemi shira të dobët.

Porja: Në pjesë e parë të javës do të jenë kryesisht zonat malore ndërsa dita e premte do të risjellë edhe në zonat qëndrore, në një pjesë të mirë të territorit do të ketë shira, shumë të pakët dhe në kohë të shkurtër, 2-3 orë shi. Temperaturat e ajrit do të kenë një rënie në krahasim me fundjavën, që ka pasur valët e të nxehtit afrikan që shënuan 29-30 Gradë Celcius.

Sipas meterologes, deri të mërkurën do të kemi një mot tipik pranveror ku maksimalja e temperaturave nuk do të jetë më shumë se 24-25 Gradë Celcius.

Porja: Do të kemi dhe mëngjeset më të freskëta. Të enjten në mbrëmje do të kemi sërish ardhjen e këtyre masave ajrore afrikane duke risjellë temperatura të larta që do të kulmojnë të dielën ku do të kemi temperatura 30 Gradë Celcius, temperatura qershori dhe korriku dhe pse jemi në pranverë. Na pret një fundjavë e nxehtë shumë e favorshme për të shijuar bregdetin. Në fundjavë do të kemi rritje të temperaturës minimale  dhe kjo do të jetë më problematike, kemi rritje te temperaturës së natës duke e bërë vërtet të papërballueshme natën me 18-19 Gradë Celcius.

Porja tha se ndryshe nga prilli, maji parashikohet të jetë me temperatura më të larta se normalja, ndërsa reshjet do të jenë më pak të pranishme.

Porja: 3 ditë do të jenë me temperatura pranvere dhe 4 ditë me temperatura vere. Do ti kemi shumë të shpeshta masat afrikane në territorin shqiptar dhe jo vetëm, gjithë rajoni dhe Italia e Jugut.