"Do vazhdojmë betejën nën drejtimin Bashës" Flasin dhe pesë degët PD në qarkun Gjirokastër

Pesë degë të PD-së të qarkut Gjirokastër renditen në krah të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Ata janë të bindur se humbja e zgjedhjve nuk erdhi për shkak të drejtimit të Bashës por se përballë kishin një maxhorancë që vendosi të gjitha asetet shtetërore në në favor të kandidatëve të tyre.

Në një deklaratë të përbashkët të firmosur nga kryetarët e këtyre degëve, Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, Këlcyrë e Memaliaj shkruajnë se janë të vendosur për të vijuar betejën nën drejtimin e Lulzim Bashës.

Deklarata e Plote 

 Te nderuar demokrate te Qarkut! Ne zgjedhjet parlamentare te 25 prillit ku standartet demokratike munguan ne te gjitha drejtimet, PD shenoi nje rezultat inkurajues duke rritur si Qark ndjeshem mbeshtetje qofte ne perqindje ashtu dhe te numrit absolut, pavaresisht renies se popullesise, pra dhe te votuesve. Kjo u arrit pavaresisht presionit te madh te institucioneve shteterore me instrumentet e saj si Policia e Shtetit, Ministria e Brendshme etj, qe ishin ne duart e kandidatit te maxhorances. Kjo prodhoi deformimin e votes dhe i hoqi te drejten e perfaqesimit kandidatit te dyte te familjes sone.

Per kete drejtuesit rilindas ne Gjirokaster vendosen gjithe asetet shteterore ne favor te kandidateve te tyre. E megjithate tek PD besuan nje numer i madh votuesish ne krahasim me zgjedhjet e 2017, ndersa Rilindja pati renie me 3 mije vota.

Ne keto kushte PD do te vazhdojme te luftoje, per demokracine, per lirine e votes dhe per nje Shqiperi Europiane.

Deget e PD Gjirokaster, Tepelene, Permet, Kelcyre, e Memaliaj do te vazhdojne betejen nen drejtimin e kreut te PD Lulzim Basha duke e mbeshtetur fort ate, per te drejten legjitime te shqiptareve, voten e lire ! Me kryetarin Lulzim Basha nuk do te rreshtim por do te vijojme betejen deri ne fitoren e Partise Demokratike! Sovrani foli, votat u deformuan me bekimin e kryerilindasit permes favoreve permes buxhetit nga taksat tona, permes presionit te administrates, permes menyrave qe kane per produkt nje rregjim kleptokrat dhe larg standarteve ku synojme.

Degët e PD –së Gjirokaster, Tepelene, Permet, Kelcyre, e Memaliaj

Eshte momenti te bashkohemi te gjithe dhe t'i tregojme rregjimit reagimin tone solid !!

Rrofte Shqiperia, Rrofte PD.

Dasho Aliko kryetar i PD Gjirokaster

Ladi Bana kryetar i PD Tepelene

Esmerald Xhemali kryetar i PD Memaliaj

Elton Hysenshahaj kryetar i PD Permet

Luan Malko kryetar i PD Kelcyre.