Humbi jetën në punë, arrestohet pronari i banesës në Durrës

DURRËS- Një 65-vjeçar është arrestuar ditën e sotme, pasi dje në banesën e tij ka humbur jetën 51-vjeçari që po punonte. Policia bën me dije se në pranga ka rënë A. M.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 65 vjeç, banues në Durrës, pasi ditën e djeshme, gjatë kohës që ka qenë duke punuar në banesën e tij, ka rënë nga lartësia një punëtor, shtetasi I. J., 51 vjeç, i cili ndërroi jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.