Ishte shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet 41-vjeçari në Sarandë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Maj 2021, 10:28
Një 41-vjeçar në Sarandë, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi akuzohej për vjedhje, është arrestuar ditën e sotme.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi A. M, pasi Gjykata e kishte dënuar me 8 muaj burg e 10 ditë, për veprën penale ‘’Vjedhja".
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim bënë ndalimin e shtetasit A. M., 41 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë, pasi Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin e datës 18.03.2021, e ka dënuar me 8 muaj burg e 10 ditë, për veprën penale ‘’Vjedhja”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


