"Sot jemi të vjedhur por jo të humbur! Ecim para me Bashën" Dy degë në Tiranë dalin hapur krah kreut PD

Rezultati i zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ku PD nuk doli fituese por mori 59 mandate, ka trazuar jo pak klimën politike brenda strukturave të PD.

Teksa disa zëra kanë dalë hapur kundër liderit të opozitës duke kërkuar dorëheqjen e tij, demokratët e degës 2 dhe 10 në Tiranë, përmes një reagimi në "Facebook", kanë shprehur qëndrimin e qartë se vijojnë të mbështesin Lulzim Bashën si kryetar të PD-së.

Në statusin e shkruar në faqet zyrtare të facebook të këtyre dy njësive, thuhet se kryeministri qe i ofronin shqiptareve nuk ishte superman, por një njeri normal

"Kryeministri qe ne i ofronim shqiptareve nuk ishte superman, por Lulzim Basha ishte njeriu normal I cili ofronte jo gallate e fyerje, por program e zgjidhje konkrete, ishte nje model e standart europian që i bënte nder Shqipërisë ."

Në shkrimin e tyre nuk kanë munguar as krahasimet mes modeleve të kandidatëve që partitë ofruan në listat zgjedhore për parlamentin e ri.

"Kandidatet tane ishin akademike, profesore, profesioniste te shkelqyer dhe padyshim mbeshtetja per ta reflektohej ne fytyrat e cdo qytetari te zakonshem qe ndeshnim ne rruge, pasi njerezit e zakonshem refuzojne modelet e Tom Doshit e Rrahman Rahjas me te ngjashmit e tyre."

Në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve demokratët e këtyre njësive theksojnë se janë të vjedhur dhe jo të humbur, por megjithatë demokratët nuk do të dorëzohen në betejën e tyre.

" Por nuk do te dorezohemi dhe kete beteje do ta vazhdojme deri ne fund, pasi te tille jane demokratet, te pathyeshem!
Sot jemi te vjedhur por jo te humbur!
Asgje nuk mbaron ketu! Nuk dorezohemi e vazhdojme perpara. Lulzim Basha"

PD në njësinë nr.2 arriti të grumbullonte 14329 vota, krahas 9180 votave nga zgjedhjet e 2017-es, duke u rritur kështu me 56%.

Ndërsa në njësinë nr.10 PD mori 4550 vota.