KQZ miraton rezultatin e zgjedhjeve për qarkun e Kukësit, PD fituese me 62.27 % të votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme ka miratuar rezultatin e zgjedhjeve parlamentare për qarkun e Kukësit, për subjektet politike dhe për kandidatët.

Gjatë mbledhjes së KQZ nuk pati kundërshtime të vendimit nga asnjë palë politike apo kandidat.

Sipas KQZ, qarku i Kukësit ka tre mandate dy nga të cilat u fituan nga PD me 62.27% të votave dhe një nga PS me 35.84% të votave.

Kandidatët fitues nga PD ishin Flamur Hoxha dhe Isuf Çelaj, ndërsa nga PS Gerta Duraku.

Në qarkun e Kukësit votuan 40894 zgjedhës, ku vota të pavlefshme dolën 2188.