Merr flakë makinë në Vlorë

Një automjetë ka marrë flakë në Vlorë.

Policia bën me dije se automjeti është përfshirë nga zjarri në lagjen “Osman Haxhiu. Bëhet e ditur se makina e markës “Renault”,  ishte në pronësi të E. B.

"Sot, rreth orës 10:30, në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet i parkuar, i markës “Renault”,  në pronësi të shtetasit E. B."

Merr flakë makinë në Vlorë

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.