Banorët rrezikojnë të përmbyten nga punimet pa kriter, 40 familje në Durrës dalin në protestë

“Shteti do me na prish dy e me na rregullu një”

Rreth 40 familje që banojnë pranë rrugës Shkumbini në ish kënetë të qytetit të Durrësit kanë dalë në protestë pasi pretendojnë se restaurimi i rrugës rrezikon t’i lërë ata pa ujë e drita.

“Nuk e duam rrugë, ne për ujë dhe për drita kemi vujt më shumë, tani na duan me I prish ata se duan të bëjnë dallavere.”

Një tjetër rrezik për ta është edhe mbyllja e kanalit kullues nga rëra, që më pas do t’u sillte përmbytjet në sezonin e shirave.

“Jemi shumë në vështirësi, po përmbytemi."

Firma e cila ka filluar rikonstruksionin nuk sposton 7 shtylla elektrike dhe për të mbuluar këtë difekt të projektit ata kërkojnë të spostojnë muret e banesave.

Banorët shprehen se Bashkia u ka dhënë të drejtë pretendimeve të tyre, por firma nuk pranon të rishikojë projektin.

“Nëse s’kanë lekë me bo, më mirë ta lënë kështu dhe ta bëjnë të tamam."

Ata deklarojnë të bindur se nuk do ta lejojnë firmën të bëjë ndërhyrjen në këtë mënyrë në rrugën pranë banesave të tyre.