Alabbar intervistë për CNN: Shqipëria Europa e Re, si do investojë 2,5 miliardë dollarë në Portin e Durrësit
CNN i ka kushtuar një vëmendje të veçantë investimeve të kompanisë EMAAR në Portin e Durrësit. Mohamed Alabbar themelues dhe pronar i kompanisë në intervistën e dhënë e quan Shqipërinë “Europa e re” dhe shprehet se të gjithë parashikimet flasin për nëj rezultat pozitiv.
“Europa e re më tërheq shumë mua. Kur shikoj Shqipërinë dhe shoh çfarë po ndodh me qeverinë dhe sa e vështirë është që të lëvizë përpara, doja që të isha atje. Sepse të gjithë indikatorët janë pozitivë."
Ai thotë se qytetet në Shipëri vitet e fundit janë ringritur ekonomikisht.
“Të gjithë këto qytete kanë një rritje ekonomike fantastike, qeveria punon ditë e natë që të jetë pjesë e Evropës së vërtetë”.
Ndër të tjera, Alabbar, ka folur edhe për investimin që po bëhet në Portin e Durrësit, ku shprehet se do të përfshihen hotele, dyqane, port turistik dhe shumë aktivitete të tjera.
“Besoj se këto investime madhore mund të jenë të suksesshme kudo në botë, nëse i bën me dëshirë me partnerët e duhur. Mendoj që këtë e kam realizuar në shumë vende, por i fundit ishte në Serbi, ku morëm përsipër stacionin e trenit, dhe bëra të njëjtën gjë dhe funksionoi jashtëzakonisht shumë mirë.
Vërtet besoj që kjo gjë funksionon kudo në botë, nëse e bën mirë, me partnerët e duhur, për të ndërtuar portin më të madh në detin Adriatik në Durrës me mbi 12 mijë apartamente, hotele, restorante e dyqane, mendoj se për mua është si të kem një ëndërr që shkoj dhe e kthej në realitet”
I pyetur lidhur me reputacioni negativ që ka vendi jonë për trafik droge, korrupsion, pohoi se këto i përkasin të shkuarës dhe se Shqipëria ka bërë hapa para për forcimin e demokracisë dhe përthithjen e investimeve të huaja.
“Fatkeqësisht Shqipëria ka një të shkuar për shkak të qeverive në të shkuarën. Ata duhet të rriten jashtë kësaj. Të gjithë indikatorët janë shumë pozitivë për mua prandaj jam duke bërë këtë projekt dhe jam shumë krenar që jam i pari.
Është interesante sepse kanë kaluar një tërmet katastrofik në 2019, i cili shkatërroi shumë ndërtesa, përfshirë këtu edhe Portin e Durrësit. Duket si një mundësi për rindërtim dhe rizhvillim për vendin.”
Ai thotë se shpreson që të kontribojë jo vetëm në ndërtim, edhe në industri të tjera në mënyrë që Shqipëria të ftojë edhe investitorë të tjerë.
"Po, sigurisht, ka shumë projekte rindërtimi që po zbatohen tani dhe shpresoj të mund të kontribuojmë jo vetëm për rindërtim, por të mund të kontribuojmë që Shqipëria të vendoset në hartë dhe të ftojë investitorë të tjerë aty bashkë me ne, sepse sigurisht jemi aty për të investuar, por nëse arrijmë të kontribuojmë e të bëjmë detyrën tonë si qytetarë të mirë dhe të mund të vëmë në pah rëndësinë dhe vlerën e këtij vendi, të qeverisë dhe popullit të tyre”.
Ndërkohë intervistën e tij, ku në fokus është vendi ynë e e ka shpërndarë në rrjete sociale Kryeministri Rama, i cili bashkangjitur videos shkruan: Durrësi, Dubai i Vogël i Mesdheut, në CNN.


