Kandidati për deputet kërcënohet me jetë/ Meta: Të mbrohen denoncuesit e krimeve zgjedhore
Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me denocimin e kandidatit për deputet i ADR në Fier, Andi Turhanaj, pasi ky i fundit ditën e sotme ka bërë denoncimin se është kërcënuar me jetë, vetëm se deklaroi se i kanë vjedhur votat në zgjedhje.
Ndërkohë, kreu i shtetit në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, bën thirrje që të mbrohen dencocuesit e krimeve zgjedhore.
“Të mbrohen denoncuesit e krimeve zgjedhore! Të vazhdojë procesi me transparencë të plotë deri në rinumërimin e votës së fundit të Sovranit! “- shkruan Meta.
Andi Turhanaj kandidat për deputet i ADR (Aleanca Demokracia e Re) ka kryer kallzim penal në Drejtorinë e Policisë në qakun Fier.
Shkak është bërë një kërcënim që ai ka marr pasi ishte shprehur se do ti shkokë deri në fund zbardhjes së manipulimit të vjedhjes së votave të tij në zgjedhjet e 25 prillit.

