Aksident në Tiranë, plagosen dy persona, pamje nga vendngjarja

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor drejt Shkozës në Tiranë.

Burime për Ora News, bëjnë me dije se ngjarjaka ndodhur në orën 23 e 30, ku si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona.

Ora News, ka siguruar dhe fotot nga vendi i ngjarjes, ku shihet se makina është bërë copë copë.

Aksident në Tiranë, plagosen dy persona, pamje nga vendngjarja

Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga policia dhe nuk dihet si është gjendja shëndetësore e të plagosurve.