Soko: Thurja nuk heq dorë...ia kaluam dhe Vetëvendosjes do konkurojmë dhe në zgjedhjet lokale
Antari i Nismës "Thurje", Pano Soko, shprehet se në zgjedhjet e 25 prillit, kishte një deformim të vullnetit të popullit, për shkak të influencës të parave të pista. I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, me gazetaren Mtilda Mcini, tha se Shqipëria vit pas viti bën regres përsa i përket standarteve të të zgjedhurit në Kuvend.
“Ishte një eksperiencë e parë dhe sigurisht kishte sfida. Ishte një garë që mbarte të njëjtat nota meidokriteti në nivel administrimi apo në nivel zhvillimi të garës elektorale siç ka qenë në të gjithë këto zgjedhje. Kishte deformim të vullnetit të votuesve në zgjedhje për shkak influencës të parave të pista. Dita e procesit ka qenë ditë normale, me problematika, por para ditës së votimit kanë ndodhur kataklizma, dhe ky është një problem madhor që Shqipëria sa vjen dhe po bën regres, kur vjen puna te standartet e të zgjedhurit të përfaqësuesve tanë në parlament. “
Soko, tha se ndryshimi i Kodit zgjedhor, shkaktoi dëm në zgjedhje, teksa shton se një nga gabimet që është bërë në vitin 2015 është ndarja e Shqipërisë në rajone.
“U vërtetua sot se sa dëm shkakton Kodi elektoral. Problemi është se ndarja që i kemi bërë Shqipërisë në rajone, ka prodhuar sot 7 mandate për një forcë politike në kurriz të forcave të tjera politike. Ky është gabimi i 2015. Dhe përderisa do të vazhdojmë të mbajmë të njëjtën ndarje rajonale, vota do deformohet me ligj.
Teksa është pyetur në lidhje me partinë e tij, Soko, tha se nuk do të heqin dorë, teksa shton se në mesin e partive të reja Nisma ka dalë forcë e parë.
“Ne do të vazhdojmë, sapo kemi nisur. Ndër partitë e tjera kemi dalë parti e parë. Dhe ne e kemi bërë me buxhetin tepër modest, pa dalje televizive pasi u shtejntua shumë, pa burime financiare, dhe falë rrjeteve sociale, me arritëm të përçonim atë mesazh donim dhe me gjithë këto mungesa, dhe përballë partive që kishin investime. Topalli Patozi dhe nga krahu tjetër kishim dhe Vetëvendosjen dhe përsëri ne ia arritëm të dalim forcë e parë."
Ai pohon se Partia e tij do konkurojë edhe në zgjedhjet lokale, teksa shhton se do të hartojnë një program shembull se si duhet të drejtohen bashkitë në vendin tonë.
“Ne do të përgatisim programin më spektakolar për drejtimin e bashkive në të gjithë Repiblikën e Shqipërisë. Kemi të gjithë luksin për të përgatitur një program qeverisës lokal, për të dhënë një dimension të ri për mënyrën se si duhet të drejtohen Bashkitë në Shqipëri. Do kemi programin më të mirë të mundshëm. “



