Arben Gjata: Studentët të vaksinohen, të kthehen në universitete

Ky vit akademik do të mbyllet online për universitetet. Rektori i mjeksisë Arben Gjata thotë se ende ka rrezik për rikthimin në normalitet për këtë kategori, e cila sipas tij dëmtohet nga mungesa e praktikës mësimore për shkak të marrjes së leksioneve në distancë. Për këtë arsye rektori propozon vaksinimin e studentëve në mënyrë që ata të kthehen në universitete

Vendimi i fundit i Komitetit Teknik riktheu gjimnazistët  në klasa, por studentët do e mbyllin këtë vit akadmik online.

Rektori i universitet të mjeksisë Arben Gjata thotë se ky vit nuk ka qenë frytdhënës për studentët e kësaj dege, të cilët për shkak të mësimit në distancë mbetën larg praktikave mësimore.

“Ndërsa përsa i përket studentëve ne po prsimi vendimet që do të marrë Komitetit Teknik, po kam përshtypjen se edhe këtë vit mësimi do të mbyllet online”

Rektori bën thirrje për vaksinimin e studentëve në mënyrë që të bëhet i mundur rikthimi i tyre në auditoret e universiteve. Në total për këtë kategori nevojiten rreth 5000 vaksina.

“Kemi kërkuar që në planet e vaskinimit të futen edhe studentët e mjekësisë. “

Sa i përket situatës pandemike në spitale, Gjata tha se gjendja paraqitet e qetë, jo vetëm në spitalet Covid, por edhe në pavionet e tjera ku më parë ka pasur vatra të rrezikshme infeksioni. Ai apeloi që qytetarët të jenë ende vigjilentë përballë infeksionit pasi rreziku nuk ka kaluar.