Ju flet Moska - Si do të sillej Allende në vend të Ilir Metës: Thirrje e hapur Presidentit
Si do të sillej Allende në vend të Ilir Metës: Thirrje e hapur Presidentit ishte tema e kësaj të premteje në "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.
Myftaraj: Presidenti Meta ka detyrim ndaj të rinjvë me të cilin nisi projektin e rinisë eurosocialiste në 1991, atëherë kur partia ishte e vjetër dhe donte të ndryshonte imazhin me njerëz të rinj. Këta njerëz u përdorën si maskë dhe u flakën të gjithë, i fundit ishte Pandeli Majko në mënyrë poshtëruese duke u mundur nga mafia me maskë. Një ish-ministër i Brendshëm që dha dorëheqjen për e betohej se vëllai i tij nuk kishte faj, doli deputet duke thyer herësin. Ndërsa Majko si një figurë historike ngeli jashtë kuvendit.
Myftaraj tha se Meta e ka për detyrim të mos e dekretojë këtë kuvend, por ai mund të japë dorëheqjen në shtator.
Myftaraj: Meta e ka për detyrim të mos e dekretojë këtë kuvend. Presidenti dekreton kuvendin e re. Meqë zgjedhjet janë certifikuar nga KQZ dhe ndërkombëtarët, por ai mund të bëjë një gjest simbolik dhe del duke thënë se zgjedhjet u bënë të rregullta në procedurë, por në përmbajtje ishin në stilin e mafies së Amerikës Latine ose asaj së Sicilisë. Kështu ai të japë dorëheqjen në shtator, 1 ditë para dekretimit, që dekretimi t'i ngelet Gramoz Ruçit, ish-ministri i fundit në detyrë i Sigurimit të Shteti.
Myftaraj theksoi se nuk ka më ish-ministra komunistë në Evropë nga vendet ish-komuniste, përveç Rucit.
Myftaraj: Nuk ka më ish-ministra komunistë në Evropë nga vendet ish-komuniste, përveç Ruçit. Pra, ai do të dekretojë Kuvendin e vitit 2021. Ambasada amerikane është e detyruar që të bëjë një raport për këtë. Këtë të bëjë Meta dhe të shohim se çfarë do t'i Yuri Kim me këtë. Meta ta japë dorëheqjen në 8 shtator në hapje të kuvendit të ri.
Myftaraj shtoi se Meta duhet të bëjë një gjest historik mes SHBA-së dhe vendit tonë; t'i anulojë letrat kredenciale të ambasadores Yuri Kim.
Myftaraj: Meta duhet të bëjë një gjest historik mes SHBA-së dhe vendit tonë; t'i anulojë letrat kredenciale të ambasadores Yuri Kim. Kjo me arsyen e deklaratës së saj në datë 11 shkurt 2021, kur tha se ka biseduar me Ramën për krijimin e qeverisë me Ramës pas zgjedhjeve. Ngjashëm sikurse ndodhte në Kili, kur ambasadori amerikan bisedonte me Pinochetin, kur ishte president Allende, pasi të vriste këtë fundin. Allendja shqiptar, presidenti, u vra më 11 shkurt, e vrau Yuri Kim dhe Edi Rama.
Myftaraj përfundoi duke thënë se kështu Meta do të lërë vetëm çiftin Ruçi-Rama dhe se do të vijë një kohë që ambasadorja Yuri Kim e ka pasur gabim.

