BOOM - Jetojnë në varfëri, vajza 10-vjeçare ka "ëndërr" që të shkojë në shkollë 

Këtë të premte në rubrikën "Shqipëria pa filtra" Boom trajtoi historinë e Xhulia Samit.

Xhulia Sami, 26 vjeç është nëna e 5 fëmijëve të vegjël.

Pamundësia ekonomike ka bërë që kjo nënë mos t’i plotësojë fëmijëve edhe nevojat më minimale siç është ushqimi.  

"Kam 5 fëmijë. Nuk kam bukë t'i ushqej se jemi të varfër. As asistencë nuk marr. Burri im del për bidonë, por edhe ato shpesh ia merr policia bashkiake se nuk na lejojnë të kontrollojmë në kazanë." 

Edhe pse viti 2021 në kryeqytet diskutohet buka dhe pamundësia e prindërve për te ushqyet fëmijët e tyre .  

"Unë nuk kam shkuar asnjëherë në shkollë. Kam qejf që të shkoj  në shkollë të mësoj të shkruaj dhe të lexoj. Rri në shtëpi ndihmoj mamin mbaj motrat  e vogla."

Klarisa e vogël ka një dëshirë ndryshe nga shoqet e saj; ajo do vetëm të frekuentoj  shkollën.  

I bëjmë thirrje shoqatave dhe çdo shqiptari që mund ta ndihmoje këtë familje e cila ka nevojë për gjerat më minimale siç është ushqimi dhe shkollimi.