Të moshuarit në radhë për dozën e dytë, thonë se vaksinimi ka ulur infektimet nga Covid

Në sheshin "Skënderbej" vazhdojnë radhët e  të moshuarve në pritje të marrjes së dozës së dytë të vaksinës kundër koronavirusit.

Për qytetarët, vaksinimi ka ndikuar në uljen e shirfrave të të infektuarve ndaj besojnë se pandemia do të shkojë në rënie.

Prej marrjes së dozës së parë nuk kanë pasur asnjë problem dhe gjithçka ka shkuar në rregull.

"Asnjë problem, doza e dytë është kjo."

"Pasi ke bërë dozën e parë psikologjikisht ndihet njëriu më i lehtësuar, kur nuk ka asnjë shqetësim akoma më mirë akoma. Ka ulur dhe numrin e të infektuarve".

"Asnjë shqetësim. Jemi shumë të kënaqur dhe këtu organizimi është shumë i mirë."

Në radhë ka edhe nga ata që kanë shkuar vullnetarisht për të injektuar dozën.

Por për shkak se duhet të marrin më parë rekomandimin nga mjeku i familjes janë rikthyer pranë Qendrave Shëndetësore përkatëse.

Rreth 300 mijë vaksina janë stok, të cilat pritet të përdorën në vijim qoftë për dozën e parë apo edhe për të dytën.