E premtja e zezë, besimtarët ortodoksë kryejnë ritualet e ditës së shenjtë

Vuajtjet e Jezu Krishtit në kryq besimtarët ortodoksë i përkujtuan gjatë asaj që njihet si e premtja e zezë.

Në prag të festës së pashkës qytetarë në shumë qytete të vendit kryen ritualet fetare në kisha teksa morën pjesë në shoqërimin e epitafit.

Në Fier procesioni është udhëhequr nga hirësia e tij, Imzot Nikolla.

Në Berat, Katedralja e Shën Dhimitrit dhe Kisha e Shën Spirillonit bashkuan ritualet fetare teksa rrugëtimit të epitafit në qytet iu bashkuan me qindra besimtarë.

Pavarësisht se e premtja e zezë është një ditë e veçantë në kalendarin e besimtarëve ortodoksë shumë prej tyre neglizhuan masat anti covid duke mos mbajtur maskën mbrojtëse dhe distancën fizike.

E premtja e Zezë, shënon vdekjen e Jezu Krishtit në Kryq, për tu ringjallur mesnatën e së shtunës, kohë kur kulmojnë kremtimet e Pashkës.