Dy kisha bashkojnë rritet fetare të së "premtes së zezë" në Berat
Pas vuajtjeve i kryqëzuar në Kryq, Jezu Krishti vdiq të premten, sipas Biblës dhe ndaj kjo ditë konsiderohet si e "premtja e zezë" për besimtarët orthodoksë.
Në qytetin e UNESCO-s, kjo ditë është kaluar plot lutje dhe falje, ndërkohë që rritet fetare janë ndjekur nga qindra qytetarë, të cilët pavarësisht besimit të tyre fetare janë bashkuar.
Ceremonitë fetare të së"premtes së zezë" janë zhvilluar paralelisht në të gjitha kishat e qytetit të konsideruar si qyteti i harmonisë fetare, ndërkohë që epiqendra e rriteve është vendosur në Katedralen e Shën Dhimitrit në qendër të qytetit dhe Kishën e "Shën Spirillonit" që ndodhet në lagjen muzeale "Goricë".

Rreth orës 20:00 nga të dyja këto kisha ka nisur rrugëtimi i epitafit të shenjtë, që simbolizon varrin e Krishtit.
Me epitafin e shenjtë korri dhe qindra besimtar u nisën nga kishat duke kënduar nëpër rrugët e qytetit për tu bashkuar në pedonalen drejtuar rritet fetare, në Katedrale, ku besimtarët janë lutur për shëndet, mirësi dhe lumturi, pas kapërcimit të Epitafit.

Rritet fetare të së"premtes së zezë" janë më rë rëndësishme për çdo besimtar ortodoks, pasi biri i Perëndisë ndërroi jetë për tu ringjallur mesnatën e madhe të së shtunës.


