Italia arrin objektivin 500 mijë vaksina në ditë, 19 milionë të vaksinuar në total
Qeveria Draghi ka realizuar një nga objektivat e parë të saj, vaksinimin e 500 mijë personave brenda një dite.
Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza ka informuar se në 24 orët e fundit janë vaksinuar rreth 500 mijë italianë.
"Vaksinimi është e vetmja rrugë për të dalë nga këto muaj të vështirë".
Deri më sot në Itali janë mbi 19 milionë persona që kanë marrë dozën e parë të vaksinës dhe gati 6 milionë të tjerë që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anticovid.
Mbi 11 milionë të vaksinuar janë femra e mbi 8 milionë janë meshkuj.
Numri më i lartë i personave të vaksinuar gati 5 milionë e gjysëm, i përket grupmoshës 80-89 vjeç.
Ndërsa 3 milionë e 300 mijë është numri i punonjësve shëndetësor të vaksinuar deri tani.
Ndër kategoritë në risk Italia ka kryer gati 3 milionë të vaksinuar.
Mes të vaksinuar rreth 35 mijë i përkasin grupmoshës nga 16 deri në 18 vjeç.
Në rang kombëtar Italia ka kryer rreth 86% të dozave të vaksinës Anticovid të dorëzuara autoriteteve lokale.
Rajoni i Lombardisë i cili është dhe më i godituri nga pandemia globale ka numrin më të lartë të personave të vaksinuar deri më tani, mbi 3 milionë.
Në Itali deri më tani janë aktive 2438 pika vaksinimi e janë shpërndarë 22 milionë e 414 mijë doza vaksine anti Covid.
