Shkodra në Kuvend/ Rama "djeg" Beqaj, Spahija i PD me rekordin e votave mbeti jashtë, hyn Markiqi i PSD me749 vota

Me mbylljen e numërimit të KZAZ nr 2 rreth orës 03:30 minuta ka përfunduar procesi i numërimit në të gjithë qarkun Shkodër.

Nuk pati surpriza.

Përfundimisht mbeti jashtë Kuvendit të ri Ilir Beqaj, i deleguari i PS-se në qarkunb e Shkodrës. Asnjë prej kandidatëve, as nga PD e as nga PS nuk arritën të thyejnë herësin ndonëse gara veçanerisht brenda 12 kandidateve te PD-se ishte e fortë.

Ilir Beqaj mori 3920 por mbeti jashtë parlamentit ndersa rekordin e votave e theu Paulin Sterkaj. 

Spahiu theu rekordin e PD por nuk hyn ne parlament

Ai që theu rekordin e votave nga PD ishte Bardh Spahia i cili mori 7219 vota por nuk arriti të kalonte pragun. Ai duhej të merrte 9600 vota që të thyente herësin e të ishte pjesë e kuvendit të Shqipërisë. I dyti i rendit Helidon Bushati.

Sipas të dhënate të KQZ-së, kandidati më i votuar në listën e PS është Paulin Sterkaj me 7335 vota, i ndjekur nga Benet Beci me 6131 vota dhe Edona Bilali me 2711 vota.

Në listën e PD-së më i votuari është Helidon Bushati me 6743 vota, i ndjekur nga Zef Hila me 5975 vota dhe Ramadan Likaj me 4778 vota.

Rezultatet përfundimtare:

PS çon ne Kuvend

1. Edona Bilali 2711

2. Paulin Sterkaj 7335

3. Benet Beci 6131

4. Ilir Beqaj 3920 (Nuk hyn ne parlament) 

PD çon në Kuvend 

1. Helidon Bushati 6743

2. Emilja Koliqi 1364

3. Ramadan Likaj 4778

4. Greta Bardeli 2753

5. Zef Hila 5975

...

7- Bardh Spahia 7219 (Nuk hyn ne parlament)

Në Kuvend do të jetë dhe Agron Çelaj nga LSI i cili kryesonte dhe listën e këtij subjekti politik.

Sa i takon PSD, Tom Doshi mori 7886 vota por ai ka dhënë dorëheqjen e pritet qe vendin e tij ta marre Meri Markiqi me 749 vota dhe Gledis Çeliku 949. 

PD si subjekt mori 5 mije vota me shume se kandidatet, PS mbi 4 mije

Kandidatët e PD-së në total kanë marrë mbi 41 385 vota ndërkohë PD si subjekt politik ka marrë 47 205 vota. Pra 5820 vota kanë shkuar vetëm për subjektin politik pa një preferencë për kandidatin, raporton gazetari i Ora News Bepin Kolvata.

PS ka marrë 30 mijë vota. Vetë kandidatët kanë marrë 25620 vota që i bie praktikisht 4673 vota kanë shkuar vetëm për subjektin politik të PS në këto zgjedhje.