Plagosi me armë zjarri 24 vjeçarin, arrestohet  adoleshenti në Korçë

Policia e Korçës ka arrestuar autorin e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në Korçë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi K. L.

Sipas njoftimit të bluve, 16 vjeçari Th. Th, banues në Korçë për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur në këmbë me armë zjarri tip pistoletë shtetasin K. L., 24 vjeç, banues në Korçë, i cili po merr mjekim në spitalin e Korçës.

Materialet i kaluan Prokurorisë Korçë për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje", "Armëmbajtja pa leje" dhe "Prishja e qetësisë publike".