Ngel në fuqi gjoba 50 mln për Debreshin: Rama festoi mandatin 3 me mijëra në shesh, askush nuk i tha gjë
Ditën e sotme kandidati i pavarur në zgjedhje Elton Debreshi është paraqitur në policinë e Dibrës lidhur me gjobën 50 milionë lekë që mori gjatë fushatës.
Debreshi përmes një postimi në Facebook bën me dije se kjo gjobë ngelet në fuqi dhe se vjen me urdhër nga lart, duke shtuar se partitë e mëdha kanë bërë fushatë me paratë e oligarkëve.
Debreshi: Ditën e sotme u thirra ne Drejtorinë e Policisë Dibër ku m’u rikonfirmua se gjoba prej 5 milionë lekesh (te reja) do ngelet ne fuqi. Ne një shtet ku ligjin e bën me i forti, urdhri nga lart vlen me shume sesa ndërgjegjja institucionale. Partitë e mëdha, me paratë e oligarkëve, bene takime elektorale te mëdha. Ne minatorët, me forcat tona, bëmë aq sa mundem te bënim dhe për ketë jemi krenare.
Ai shton se kryeministri Rama e festoi marrjen e mandatit të tretë me dhjetëra mijëra militantë në shesh, por askush nuk u kujtua t’i kërkojë llogari për pandeminë.
Debreshi: Edi Rama e festoi mandatin e trete me dhjetëra mijëra militante ne shesh, por askush nuk u kujtua t’i kërkojë llogari për pandeminë. Përpjekja jone e përbashkët sapo ka nisur. Do te vije dita kur pushteti i oligarkëve te përdorë masa edhe me shtypëse sesa gjobat disa-milionëshe. E atëherë, te bashkuar, ne do te jemi gati për t’u përballur me te.
Elton Debreshi nuk mund të merrte votat e nevojshme në qarkun e Dibrës të nevojshme për t'i siguruar atij një mandat deputeti.

