Nisin ethet për kandidatët për deputetët, KQZ: Nuk do lejojmë pazare politike, brenda javës rezultatet
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve deklaron se procesi i numërimit të votave për kandidatët është i siguruar dhe garantuar në çdo pikëpamje dhe KQZ nuk do të lejojë të kthehet në pazar elektoral.
“Kemi marrë shumë shqetësime e kërkesa nga ana e tyre si do shkojë procesi tani për vlerësimin e kandidatëve. Të jenë të sigurtë se vota e secilit kandidat do të numërohet e vlerësohet. KQZ ka marrë të gjitha masat që të mos kthehet në Pazar leketoral”
Sa i takon këtij procesi deri tani (ora 15:00) numërimi ka përfunduar në 11 Vend numërime dhe ka nisur më 23 të tjera.
Zoti Ilirjan Celibashi i kujton komisionerëve sanksionet.
Cilido numërues apo komisioner që do të bëjë një vlerësim të fletës së votimit të ndryshëm nga përmbajtja e saj do të ketë përgjegjësi të rëndë penale.

Gjithashtu KQZ do të vërë në dispozicion subjekteve zgjedhore të gjitha regjistrimet filmike të procesit të numërimit”

Celibashi shpreson që brenda javës, nga përfundimi i procesit të nxjerrjes së rezultateve për partitë politike e koalicionit do të dalin rezultatet për kandidatët.

