Edhe 270 QV/ Numërimi për partitë mbyllet në mesnatë: Deri tani PS 74 mandate, PD-LSI 63 mandate, Tom Doshi 3

Kur numërimi i votave për zgjedhjet e 25 prillit po shkon drejt fundit, Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirian Celibashi në një dalje për mediat tha se ka përfunduar numërimi në 4922 Qendra Votimi nga 5199 që janë në total.

"Ka përfunduan terësisht procesi i numërimit dhe vlerësimit për partitë politike, koalicionet dhe kandidatët e pavarur në Shkodër, Lezhë, Kukës, Fier, Elbasan, Gjirokastër, Korçë, Dibër dhe Vlorë.

Për Tiranën dhe Durrësin procesi ka përfunduar në 11 VNV dhe është në proces në 13 të tjera, ose në total 270 Qendra Votimit. Procesi i numërimit të votave për kandidatët ka përfunduar në 11 VNV dhe ka filluar në 23 të tjera."

Ne mesnate mbyllet numerimi per partite

Sipas tij pjesëmarrja në zgjedhje pas përfundimit të numërimit të fletëve të votimit për 4922 qendra votimi është  45.72 %  ose  1 551 921 votues nga 3 393 748 zgjedhës në listat e këtyre QV që kanë raportuar, 270 QV.

Celibashi tha se KQZ po monitoron nga afër procesin e numërimit për ato Qendra Votimi ku nuk ka përfunduar akoma.

Celibashi tha se shpreson që deri në orën 00:00 të kemi rezultatin edhe për këto 270 Qendra Votimi ndërsa paralajmëroi se çdo vonesë në këtë proces nga grupet e numërimit ose anëtarët e KZAZ do të shoqërohet me sanksione administrative por edhe penale nëse do të jetë rasti.

Sa i takon votave të kandidatëve ai u shpreh.

Celibashi: Brenda një jave nga përfundimi i procesit të nxjerrjes së rezultatit për partitë dhe koalicionet brenda javës do të kemi dhe kandidatët fitues.

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve në rang vendi

-PSD merr 3 mandate

-PS merr 74 mandate

-PD merr 59 mandate

-LSI merr 4 mandate

Kandidatët e pavarur nuk e kalojnë pragun 

-Boiken Abazi ka marrë 0.17 % të votave të vlefshme,  zero mandate.

-Elton Debreshi 0.04 të votave të vlefshme, zero mandate

-Iliaz Shehu 0.03% të votave të vlefshme, zero mandate

-Kreshnik Merxhani, 0.01 % votave të vlefshme, zero mandate

-Pal Shkëmbi 0.01 % nuk ka marrë mandat

 

Sipas qarqeve mandatet janë

Berat

PD -AN 2 mandate

PS 5 mandate

Dibër

PD - AN  3 mandate

PS – 2 mandate

Durrës

PD -AN 6 mandate

PS  8 mandate

Elbasan

PD - AN 6 mandate

PS  8 mandate

Fier

LSI  1 mandat

PD-AN 6 mandate

PS  9 mandate

Gjirokastër

PD -AN  1 mandat

PS 3 mandate

Kukës

PD- AN 2 mandate

PS 1 mandat

Lezhë

PD -AN  4 mandate

PS -3 mandate

Shkodër

PSD 2 mandate

LSI 1 mandat

PD- AN  5 mandate

PS – 3 mandate

Tiranë

PSD – 1 mandat

LSI – 2 mandate

PD - AN -15 mandate

PS – 18 mandate

Vlorë

PD- AN 4 mandate

PS  8 mandate