Voton Gramoz Ruçi: Sot është dita e qytetarëve, politikanët të heshtin

Pas Metës dhe Kryemadhit, ka hedhur votën në kutinë e votimin edhe Kryeparlamentari Gramoz Ruçi.

Në një deklaratë për mediat, ai ka thënë se sot ësdhë dita e qytetarëve dhe politikanët duhet të heshtin. Nga nesër ai thotë se do të ketë një fitues dhe një humbës.

"Sot do votojë qytetaria. Ne politikanët duhet të heshtim dhe të ndjekim në qetësi procesin. Sot fitojnë vetëm qytetarët shqiptarë, kushdo që mundohet me harbutërinë e tij do të dështojë. Nga nesër do të ketë një fiues dhe një humbës. Fituesi duhet të dijë të administrojë fitoren dhe humbësi humbjen pa panik.