"Bëhuni zëri im të dielën dhe unë do jem zëri juaj për 4 vite me radhë"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Prill 2021, 22:56
Kryetari i Partisë Demokratike dhe lideri i Opozitës ssë Bashkuar, Lulzim Basha, është i bindur se zgjedhjet e 25 Prillit do ta nxjerrin atë fitues.
I ftuar në “Zonë e Lirë”, kryedemokrati u shpreh ndër të tjera se, ndryshimi është i pandalshëm pasi shqiptarët nuk munden më të vazhdojnë me 4 vite të tjera si këto 8 që kaluan dhe kanë vendosur t’i hapin rrugën ekonomisë të zhvilluar, Shqipërisë anëtare të Bashkimit Europian.
“Njerëzve u është kthyer shpresa. Të dielën do kemi pjesëmarrjen më të madhe në historinë tonë”, u shpreh Basha.
Më tej ai kërkoi edhe diçka nga shqiptarët:
"Bëhuni zëri im të dielën dhe unë do jem zëri juaj për 4 vite me radhë".
