Rama mbyll fushatën në Vlorë/ Kryeministri: Ata që tregojnë armët pas 25 prillit do të bëhen lepuj
Siç tashmë është kthyer në traditë, socialistët e mbyllën në Vlorë fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
I shoqëruar nga familja e tij, Kryeministri Edi Rama kërkoi votën e vlonjateve për të ndëshkuar Presidentin Meta dhe për t`i treguar atij se nuk ka parë asgjë akoma.
"Tregoni Ilir Metës se Vlora ka vendosur të ngjitet dhe kush vjen ta kapi nga këmbët thyejnë hundët."
Ata që tregojnë armët u shpreh ai do të bëhen lepuj pas 25 prillit.
"Kush do na tregojnë, armët me sfurqet sëpatat do bëhen lepuj."
Vota për Partinë Socialiste tha Kryeministri do të largojë nga politika fantazmat e të shkuarës.
"Vlora do të ja lërë përgjithmonë historisë, Saliun, Lulin Monikën dhe tërë paçavuren që 30 vjet na janë qepur mbrapa."
Nëse vlonjatët do t`i besojnë 9 mandate, Edi Rama premtoi se do punojë më tepër për transformimin e këtij qyteti.
"Vlora pas katër vitesh do të jetë 12 herë më e mirë se sa është sot."
Por teksa Vlora është bastion për socialistët, Shkodra nuk është e tillë ndaj nga jugu kishte një kërkesë për votuesit e kryeqendrës së veriut.
"Sot të votojmë për vete dhe për Shkodrën"
Në fund të fjalimit, Kryeministrit Rama iu bashkua familja e tij ku më i vogli tregoi se ashtu si i ati e ka dobësi qytetin bregdetar.
"Unë dua Vlorën."

