Presidentja e Grave të PPE mesazh shqiptarëve: Votoni numrin 9
Presidentja e Forumit të Grave të PPE-së, Doris Pack, në një video mesazh u ka bërë thirrje shqiptarëve që ditën e diel të shkojnë dhe të votojnë.
Në një video që është shpërndarë nga Partia Demokratike, Doris Pack thotë se kjo forcë politike do të sjellë ndryshimin dhe sipas saj tani është koha e duhur për ndryshimin e qeverisjes.
“Ju inkurajoj të shkoni të votoni ditën e diel. Votoni për numrin 9, votoni për Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën. Jam e sigurt se kjo parti ka mësuar nga historia e saj dhe do të sjellë ndryshimin. Do të luftojë korrupsionin dhe do të jetë e interesuar në çështjet e përditshme, për edukimin, për shëndetësinë, për ccdo gjë që e bën jetën në Shqipëri sa më mirë që është e mundur. Që dhjetëra mijëra të rinj të mos vazhdojnë të lënë vendin. Shpresoj shumë se ju e kuptoni mesazhin tim se unë dua ndryshimin dhe jam e bindur se edhe ju gjithashtu e doni ndryshimin."
Edhe Presidenti i PPE-së, Donald Tusk, mbështeti më herët fitoren e PD në zgjedhje. Mesazhet e përfaqësuesve të lartë të BE-së vijnë pak ditë përpara zgjedhjeve të 25 prillit.
Vritet oficerja në Francë, dyshohet për sulm terrorist
23 Prill, 18:57

