Vritet oficerja në Francë, dyshohet për sulm terrorist

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë, ku  një oficere policie, ka humbur jetën si pasojë e një sulmi në stacionin e policisë në Rambuje, në jug-perëndim të kryeqytetit.

Sipas mediave të huaja, tashmë ka filluar hetimi për anti-terrorizëm, për të mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë ku mbeti e plagosur oficerja gjatë kohës që ishte në detyrë.

Mediat shkruajnë se oficerja është plagosur me thikë në hyrje të stacionit të policisë të premten pasdite, ndërsa ajo po kthehej nga pushimi i saj në ora 14:20, ku si pasojë ka mbetur e vdekur në vend. 

Ndërkohë oficerët e tjerë kanë ndërhyrë menjëherë duke bërë të mundur edhe kapjen e autorit. Një burim policor tha se sulmuesi kishte kombësi tuniziane.

“Për momentin, është e pamundur të njohësh motivimin e tij,”- u shpreh ai.

Sakaq, në vendin e ngjarjes kanë shkuan edhe Ministri francez i brendshëm, Gérald Darmanin, dhe kryeministri francez, Jean Castex.