E rëndë! 16-vjeçari shqiptar godet me thikë italianin

Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në Verona të Italisë, ku një i ri shqiptar, ka sulmuar me thikë një 21-vjeçar italian, të quajtur Michele Dal Forno.

Sipas mediave italiane shqiptari që ka sulmuar italianin është një 16-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. 

21 vjeçari, i cili ka marrë plagë të rënda në faqe, është shprehur në polici  se teksa po kthehej nga një dyqan, në drejtim të shtëpisë, ka parë një vajzë që po grindej me dy të mitur.

Sipas tij në këtë moment është ndalur dhe ka pyetur vajzën nëse ka nevojë për ndihmë nga ana e tij, e në atë  moment shqiptari e ka goditur disa herë me thikë, duke i shkaktuar disa plagë në trup.

Ai ka treguar se kush është autori nga imazhet që i kanë paraqitur policët, ndërsa raportohet se shqiptari është vendosur në një burg për minoren në Treviso. Emri i tij deri më tani nuk është publikuar.