Metolli: Basha dhe Rama të dy janë 10 në stilin e tyre, janë të veçantë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Prill 2021, 22:29
Në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, make up artist Pranvera Metolli u shpreh se Rama dhe Basha janë të veçantë në stilet e tyre dhe kanë simpatizantët e tij në imazh.
Metolli: Rama dhe Basha janë të veçantë në stilet e tyre. Kanë simpatizantët e tij në imazh. Mua vetë më pëlqen Rama se ka thyer tabu në politikë, sepse nuk kemi parë politikë që vishen në të tillë formë ndryshe nga standardi. Në këtë standard u bë një ndryshim në imazh, sepse në të u fut një politikan. Për mua janë 10 të dy në stilin e tyre, sepse janë të veçantë të dy për mua.
Metolli shtoi se stili i tyre ka ndjekësit e vet, por theksoi se Rama ka qenë më radikal në imazh.

