Basha mbush plot pedonalen e Korçës: Më 25 prill bashkimi i madh për ndryshimin

Kryetari i PD-së mbushi plot pedonalen e Korçës në takimin elektoral përmbyllës të këtij qyteti ku I bëri thirrje mbështetësve më 25 prill të votojnë nr 8 për ndryshimin e Korçës dhe të gjithë Shqipërisë.

“Është përdorur dhe keqpërdorur shpërdoruar si oborri i një njeriu dhe grushti njerëzish që janë pasuruar dhe të babëzitur për të grabitur gjithçka teksa rinia korçare largohet në emigracion. Nuk mbaruan as rrugën që e gjetën gati me financim Qukës Qafë Plloç e bredh fshat më fshat duke premtuar aeroporte.  Janë ditët e fundit sepse të dielën ia kthejmë Korçën korçarëve dhe Shqipërinë shqiptarëve” u tha Basha qytetarëve të Korçës.

Më pas ndalesa e tij ishte qyteti i Devollit ku tha se Rama nuk meriton një mandate të tretë.

”A mund të lihet një vend i bekuar si Devolli në këtë gjendje, sikur s’ka qeveri, pa mbështetje? A mundet që për 8 vite me radhë të rrisësh çmimin e naftës, të rrisësh çmimin e energjisë mos të sjellësh asnjë subvencion, të rrisësh kontributet shoqërore për fermerët e varfër, të shkatërrosh shëndetësinë, të shtosh gjobat dhe pastaj të gjesh guximin e të kthehesh e të kërkosh edhe 4 vjet të tjera?

Ku e gjen guximin pasi s’ke bërë asgjë këto 8 vite dhe pasi e ke bërë  jetën ferr fermerëve të Devollit dhe banorëve të Korçës dhe të gjithë Shqipërisë të trokasësh përsëri në derë e të kërkosh edhe 4 vjet të tjera. Cila është përgjigja e Devollit? E tillё do tё jetë mё 25 prill”

Duke bërë thirrje për një bashkim të madh drejt ndryshimit, Basha tha se Shqiptarët e kanë marrë vendimin e tyre dhe më 25 prill do të votojnë masivisht për ndryshimin. Kreu i opozitës tha se vota për numrin 9 do të thotë 100 milion euro subvencione direkte çdo vit për fermerët Devollit dhe të gjithë Shqipërisë.