Rama nga Tirana: Luli s'ka bërë asnjë punë, autokolona i kushton 4-5 mln euro
Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi që ka bërë me qytetarët në njësinë 2 në Tiranë, ka 'sulmuar' Kryedemokrati Lulzim Basha është korrieri i ish-Kryeminsitrit Sali Berisha.
Në fjalën e tij, Rama tha se autokolona e kreut të PD në fushatë kushton 4-5 mln euro, dhe këtë gjë ua kanë thënë patronazhistët.
"Luli është korrieri i rradhës që përcjell po atë zë brenda nesh që na ka penguar të ngjitemi në majën që na ka parë zoti kur ka bërë Shqipërinë.
Luli është Rrapushi me një pamje tjetër që nuk vjen si shpëtimtar i vetëm por me të njëjtën autokolonë me 1 ndryshim. Ne e dimë se na e kanë thënë patronazhistët se atyre su shpëton asgjë. Autokolona e Lulit kushton 4-5 mln euro. Ju e dini kush është brenda atyre makinave. Janë ata që mezi presin 25 prillin për të rihapur llotot. Brenda makinave janë ata që mezi presin 25 prillin për të hapur bingot. Jua e ka premtuar.
Luli s’ka bërë asnjë punë deri më sot, dhe jeta i ka shkuar fjollë, vetëm është ngjitur. Keni parë kalamajtë ku i vënë kukullat te koka e krevat. E gjeti Saliu kukullën që ti nxjerri shqiptarëve përpara. Saliu u thotë partia e re demokratike, mirë saliu u bashkua dhe krushku tjetër meta. Njëherë batman njëherë barbi. Shkon e u këndon ninullat e jetës".