Basha flet nga Kamza për audioskandalin e Lames: Duan t'ju mashtrojnë, votoni 9 për legalizimet dhe aministinë e gjobave
Në reagimin e parë për audoskandalin e kreut të Kadastrës Artan Lame, Lulzim Basha e cilësoi një akt kriminal të mazhorancës.
Duke folur në takimin përmbyllës elektoral në Kamzë, Basha tha se qëllimi i vërtetë i qeverisë Rama nuk është legalizimi, por mashtrimi për tu marrë votën dhe për tu prishur shtëpitë qytetarëve pas 25 prillit.
Ai ftoi qytetarët të përqafojnë ndryshimin dhe të dalin masivisht në kutitë e votimit për të bërë të mundur jo vetëm përmbylljen e procesit të legalizimit por edhe amnistinë e gjobave korruptive.
Basha: E dëgjuat sesi drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës me porosi të Edi Ramës udhëzon që të shkojnë derë më derë dhe tu thonë familjeve se do tu bëjmë legalizimin pasi të na jepni votën por në fakt ne nuk do t'ua bëjmë por nuk mund t'ua themi tani.
Ky është një akt kriminal sepse çdo shtëpi nga ato qindra dhe mijëra që ai do ti prishë pas 25 prillit është sakrifica e jetës, e familjes, e bijve dhe bijave tuaja në emigracion. Premton legalizim kur në fakt qëllimi është t'uia prishë pas zgjedhjeve pa dëmshpërblim, vetëm që tu marrë votën me mashtrim. Ky është Edi Rama i vërtetë, kjo është politika që shkatërroi vendin për 8 vite me radhë, ky është njeriu që kërkon edhe katër vite të tjera.
Le ta marrë përgjigjen nga e gjithë Shqipëria ne të largojmë duke votuar numrin 9 për të përfunduar procesin e legalizimit. Për të gjithë ata që meritojnë dhe do të kenë me planin tonë përfundimin e këtij procesi.Ora e ndryshimit nuk ka të ndalur. Asnjë të mos mbetet në shtëpi, të gjithë tu drejtohen kutive të votimit. Ndryshimi është në dorën tonë, mjafton të shkojmë të votojmë numrin 9 për të hapur derën e shpresës, derën e mundësive ekonomike. Do të jetë nga ato fitore historike që do të mbahet mend.
Të përveshim mangët për të bërë të mundur zhvillimin e vërtetë për ti dhënë fund abuzimit 8 vjeçar. Me 25 prill duke votuar për numrin 9 do të votoni për amnistinë totale të gjobave korruptive. Nga Tropoja në Sarandë etjen për ndryshim ta kthejmë në uraganin masiv të votave për ndryshim. Ditën e dielë të gjithë masivisht për Shqipërinë si gjithë Europa.
Ora e shqiptarëve po afron, tha më tej Basha, duke shtuar se në 25 prill do ti japin fund njëherë e mirë politikës së mashtrimeve.
Basha: E diela e fitores po afron. E diela e fitores së thellë do ti takojë të gjithë shqiptarëve të bashkuar për ndryshim, do të jetë pjesëmarrja më masive në historinë e vendit dhe fitorja më e thellë e shqiptarëve të bashkuar dhe të vendosur për ndryshim.
Nuk ka forcë ta ndalë. Do ta largojmë njëherë e mirë me votën e madhe popullore njeriun që për 8 vite me radhë e mbajti vendin peng. 8 vite dështime dhe mashtrime, tani po vjen ora dhe dita e shqiptarëve për ti dhënë përgjigje duke votuar numrin 9. Do ti japim fund njëherë e mirë politikës së mashtrimeve.
Lexo edhe- Gazetari Artan Hoxha zbulon përgjimin e Artan Lames, si përdoren legalizimet për fushatën e PS-se