Mediu me republikanët nga SHBA e Gjermania: Të luftojmë për zgjedhje të drejta, Rama premtime boshe

Partia Republikane organizoi ditën e sotme konferencën e titulluar Republikanët e Rinj, të Bashkuar për të Drejtat e Dhëna nga Zoti ne bashkëpunim me Republikanet e rinj Amerikan si dhe folës nga Kongresmenë dhe ish përfaqësues të lartë të Administratës dhe Gjermani.

Në fjalën e tij, ish-Kongresisti dhe ish-Sekretari i Brendshëm Ryan Zinke tha se Shqipëria nën qeverisjen aktuale nuk është transparente për tërhequr investitorë të huaj.

Ndërkohë, kryetari i Republikanëve shqiptarë Fatmir Mediu falënderoi folësit për mbështetjen e tyre të fuqishme për Partinë Republikane dhe për koalicionin demokratik të qeverisë në ardhje të Shqipërisë.

Po ashtu, Mediu kundërshtoi ashpër fuqinë absolute të Edi Ramës, i cili nuk duhet të lejohet ta mbajë Shqipërinë peng të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Mediu: T’i bindim ata se jemi të aftë të krijojmë një shtet që vjen nga populli, punon për popullin dhe i shërben popullit. Se dyti, të punojmë dhe luftojmë bashkë për zgjedhje të lira dhe të drejta, pavarësisht se cilës parti i përkasim. Ai tha se beson tek shqiptarët dhe vota e tyre sepse ata e dinë se kë duhet ta votojnë për ta deleguar autoritetin e tyre në Parlament. Së treti, gjersa Z. Rama përpiqet të fitojë nëpërmjet gënjeshtrave dhe mashtrimeve me premtime boshe ashtu siç socialistët gjithmonë sillen, ne duhet t’u kundërvihemi gënjeshtrave me të vërteta dhe fakte.