‘Grida tha ky është kushëriri im"/ Rama: Kushëri kam Pandin që s’ka qime...

Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratën e kandidates së për deputet të PD-së në Kavajë, Grida Duma, e cila tha se autori që plagosi ditën e djeshme në zyrat e PD-së 27 vjeçarin, është kushëriri i kryeministrit.

Kreu i qeverisë gjatë një bashkëbisedimi që ka bërë me qytetarët në Njësinë nr.5, thotë se 'kushëri ka Pandin që nuk ka qime'.

"Kurse Grida tha ky është kushëriri Edi Ramës, e pash sot kishte mjekrën deri këtu. Kushëri kam Pandin që ska qime, më ke kushëri mua? Jo se më do mua të rruar.

Pandi mua më donte po si kryetar nuk donte, dhe u bëra unë. Më tha jam gati për bashkëpunim, po ik hiq çorapet e kuqe dhe martohu. Ia plotësova të dyja ca të bëja"- tha Rama.