Denoncimi i Metës për mesazhet e Gonxhes, Rama: Ja videoja që Iliri nuk e shfaqi dje mes “fakteve”. Vëllai i Monikës...

Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi që ka bërë me qytetarët në Njësinë nr 5 në Tiranë, ka komentuar edhe rastin e djeshëm, kur biznesmeni denoncoi shantazhin që sipas tij i është bërë nga  Blendi Gonxhe.

Rama tha se Presidenti ditën e djeshme nxori një dordolec, dhe sipas tij ky i fundit nuk ka treguar videon që në pah del vëllai i Monika Kryemadhit, që "paskej pasur një vend pëllumbash, ku çdo ditë i binin në duar vezë floriri, me paga që edhe vetë kontrollorët do i kishin tronditur”.

"E patë dje, nxori atje një dordolec si viktimë të survejimit dhe tregoi medemek fakte, që mua më bëjnë krenar që ne kemi drejtues si Blendi Gonxhja të cilët nuk bëjnë sikur nuk shohin e nuk dëgjojnë kur ju vjen një mesazh dhe një shqetësim nga dikush. E patë gjithë komunikimin, është ai komunikim që unë kërkoj. Ah sikur të ishin gjithë drejtuesit e institucioneve të ishin ashtu. Ai që Ilir Meta nuk tregoi ishte video që Blendi Gonxhja ja kishte çuar viktimës në thonjëza, video që na del që vëllai i Monikës, paska pasur një vënd pëllumbash ku çdo ditë i vinin në duar vezë floriri me paga që dhe vetë kontrollorët do ti kishin tronditur."- tha Rama.

Lexo edhe: Biznesmeni denoncon shantazhin, Meta: Ke besën time! Çdo gjë që të ndodh ty e kam personale me Bablokun e Rilindjes