Në karantinë ata që vijnë Greqia dhe Maqedonia, Celibashi: Komisionerët nuk janë doktorë, kushdo që vjen në qendër votimi do votojë
Kryekomisioneri Shtetetëor i Zgjedhjeve, i pyetur në lidhje me vendimin e ekspertëve për karantinim 2 javë të qytetarëve që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut dhe si ndikon kjo në procesin e votimit, është shprehur se komisionerët nuk janë doktorë.
Gjatë një bashkëbisedimi që ka bërë me gazetarët, Celibashi tha se kush paraqitet në qendrën e votimit do të votojë, duke shtuar se e ka të ndaluar të komentoj vendimin e Ekpertëve.
"Nuk kam asnjë koment që t'i bëjë vendimit të Komitetit Teknik i Ekspertëve. Si komisioner e kam të ndaluar ta komentoj këtë. Ligjërisht dua ta kuptoj që lidhet me shëndetin e qytetarëve. Mund të them që anëtarët e KQV nuk janë doktorë që të bëjnë vlerësimin shëndetësor, kush paraqitet në qendrën e votimit do të votojë", i cili nënvizoi se në asnjë prej spitaleve nuk është ngritur qendër votimi. Nuk duam të vëmë në rrezik njerëzit e përfshirë."- tha ai.