Basha publikon video-mesazhin: Nëse doni ndryshimin votoni numrin 9

Kryedemokrati Basha nëpërmjet një video-mesazhi në Facebokk drejtuar shqiptarëve shprehet se Shqipëria nuk ka bërë hapa para për shkak të keqqeverisjes Rama.

Basha  thekson se vota për Partinë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit do të hedhë hapa të sigurt drejt të ardhmes dhe më në fund ka shpresë për të ndryshuar.

“Ne punojmë përditë për të parë buzëqeshjen në fytyrat e fëmijëve tanë.  Më shumë se çdo gjë tjetër, ne duam t’i shohim ata të vrapojnë të sigurt drejt të ardhmes. Ne duam të jemi në gjendje t’i japim më shumë.

Kur vendi mbetet në vendnumëro, ata e ndjejnë këtë. Ata presin që ne të bëjmë çmos për t’u sjellë atyre shpresën. Pas ngecjes në vend për një kohë të gjatë, ka më në fund shpresë për të ndryshuar.

Ta sjellim ndryshimin për ata, për Shqipërinë. Votoni nr 9 që fëmijët tanë të vrapojnë drejt të ardhmes me buzëqeshje në fytyrë!”, tha Basha.