Rama akuzon Metën: Do të destabilizojë vendin. Ndal fushatën idioteske, Basha bëhu burrë ndahu nga Meta e Berisha

Pas debatit për grumbullimin e të dhënave personale, pa dijeninë e votuesve dhe pas plagosjes me armë në selinë e PD në Kavajë, kryeministri Rama e ka përqendruar fushatën në hedhjen e fajit te kundërshtarët.

Madje për plagosjen e anëtarit të shtabit të selisë blu, ai  drejton gishtin jo vetëm te Basha por edhe te Meta.

"Autori duhet çuar menjëherë përpara drejtësisë dhe që Lulzim Basha nuk duhet ta politizojë ngjarjen, ndërkohë që Ilir Meta duhet ta ndalë fushatën e tij idioteske," tha Rama.

Ndërkohë në takimin me banoret e njësisë 5, që u mbajt paraditen e sotme, Rama akuzoi Metën se do të destabilizojë vendin.

https://youtu.be/lWTn9Hi5YEA

"Ilir Meta rendi për ta bërë lajmin në vazhdën e absurditeteve të tij që kanë vetëm qëllim të tensionojnë maksimalisht fushatën elektorale, të nxisim maksimalisht përplasjen. Të stimulojë maksimalisht sherr e dasi. Imagjinoni sikur në këtë fushatë të heqim personazhin e Ilir Metës. Me përjashtim të gomave që xhirojnë do të ishte fushatë krejt e qetë. Është kjo qetësi që tërbon Ilir Metën.

  Është Ilir Meta që çdo ditë vë fitila ngado dhe që po përdor gjithçka për të destabilizuar fushatën që të destabilizojë Shqipërinë, sepse Ilir Meta e di shumë mirë se çfarë do të ndodhë më 25 prill. E di shumë mirë se votat e PS-së më 25 prill do të pikojnë si shi. Aq sa mund të ndalë shiun, aq mund të ndalë Meta, Saliu, Luli, apo Monika breshërin e votave në çdo kuti.


Lexo dhe: Pas “grushtit të shtetit” në Rinas, Rama akuzon Metën e Berishën edhe për skandalin e nxjerrjes së të dhënave personale



Rama: Te sikletosur
SPAK nuk ka mundur të hedhë dritë deri më tani për të dhënat personale, por Rama e cilëson disponimin prej partive si krejt normale.

"Janë të sikletosur se i ka dalë numri, cili numër? Atë numër e lini kudo ku shkoni për shërbime të caktuara dhe ajo kartë nuk ka asgjë brenda," tha Rama.

Lexo dhe: Denoncimi i Metës për mesazhet e Gonxhes, Rama: Ja videoja që Iliri nuk e shfaqi dje mes “fakteve”. Vëllai i Monikës…

LSI këto ditë ka dalë në vend të dy, por në takimet në Tiranë Rama nuk harroi forcën politike që dikur e kishte në koalicionin qeverisës.

"E keni parë ju çfarë heq kryefjala kur flet Monika? Profesor doktor Monika Kryemadhi, o Zot. Edhe sa herë që i ha presjet i fut një të sharrë në mes," u shpreh Rama.

Gjithashtu, në fjalën e tij Rama tha se në 25 prill votat për Partinë Socialiste do të pikojnë si shi në kutitë e votimit.

Rama: "Sot gjithçka është e zbardhur, autori jo vetëm që nuk ka lidhje me PS, po përkundrazi është një militant i PD në një sherr për arsye që nuk kanë asnjë lidhje me politikën. Mund të kishte ndodhur që të ishte një militant i PS, por siç kjo nuk do të fajësonte PS në asnjë mënyrë edhe tjetra nuk e fajëson PD për aktin por PD është e fajësueshme për politizimin skandaloz. Në atë ngjarje është plagosur një njeri, ndërsa politizimi plagos gjithë shoqërinë. Në atë ngjarje është bërë një vepër penale, ndërsa politizimi i kësaj ngjarje është një tjetër vepër e shëmtuar morale. Si mund të jesh zëdhënësi i ndryshimit dhe vetëm të vazhdosh të zgjatësh zinxhirin e veprave të shëmtuara morale?

Lexo edhe: Rama: Ne do ta çojmë Fan Nolin në Amerikë dhe shqiptarët do t’i sjellim direkt në Shqipëri

Ku ndryshon Lulzim Basha nga Sali Berisha?

Berisha është një karakter i mbrapshtë, por është një karakter, ndërkohë që Basha është një lider pa karakter, që nuk është lider por është ndjekës i asaj që i diktojnë përditë Saliu bashkë me atë tjetrin Ilir Metën.

Kanë vetëm një qëllim ta tensionojnë maksimalisht situatën elektorale. Imagjinoni një moment sikur ta hiqnim figurën e Ilir Metës, atëherë do të ishte një fushatë krejt normale, krejt e qetë. Është kjo qetësi që e tërbon Ilir Metën.

Lulzimin e kanë kurdisur ndryshe këtë herë, i kanë kërkuar të bëjë dhëndrin e qeshur që është nisur për dasmë dhe gjuha e tij nuk ka urrejte, është Ilir Meta që çdo ditë fut fitila ngado dhe po përdor gjithçka për ta destabilizuar fushatën sepse Ilir Meta e di shumë mirë se çdo të ndodhë në 25 prill, se votat në kuti për PS do pikojnë si ky shi mbi kokat tona.

Ngjarja është e patolerueshme, autori të quhet menjëherë para drejtësisë dhe Lulzim Basha nuk duhet ta politizojë ngjarjen dhe Ilir Meta të ndalë fushatën e tij idioteske të tensionimit të situatës."

Ditët e fundit të fushatës duken tensionuese për partitë kryesore në vend, ku nuk kanë munguar akuzat e ndërsjellta.

https://youtu.be/9QMONBI0S1E