Përplasja për Kavajën/ PD nxjerr foton autori në mesin e drejtuesve të Bashkisë, Rama e mohon

Kryeministri Edi Rama ka përjashtuar motivin politik nga plagosja në zyrën elektorale të PD kavajë. Por për opozitën ngjarja është e qartë. Duke publikuar foton ku autori ndodhet në një tryezë me kryetarin e bashkisë Kavajë, selia blu deklaron se këto janë veprime që PS I bën nga dëshpërimi i humbjes.

Plagosja në zyrën elektorale në PD ka shënuar kulmin e tensioneve politike në këtë prag zgjedhjesh. Por përmes një video-mesazhi autori ingjarjes Ndriçim Jonuzi shprehet kundër politizimit të ngjarjes.

“Këtë video e kam për vëllezërit e mi, të rrinë të qetë se as kam ndërmend të merrem me politikë. Më kanë thënë që Lul Basha Kryetari i PD më ka cilësuar si socialist e nuk më vjen mirë fare me mi humb gjithë ato sakrifica gjithë jetën time për PD vetëm se me shfrytëzu këtë rast për fushatë negjithatë çdo njeri e din vet."

Menjëherë pas kësaj deklarate ka reaguar edhe Kryesocialisti Edi Rama. Në përpjekje për të pastruar PS nga incidenti i rëndë në Twitter ai shprehet se plagosja nuk ka pasur motiv politik.

"Autori s'ka asnjë lidhje me PS, përkundrazi është militant i PD! PD s'ka faj për ngjarjen po për politizimin skandaloz! Lulëzim bëhu burrë, ndahu nga Iliri e Saliu, boll bëre kukullën e të paudhëve pa din e iman”

Por për PD faktet flasin ndryshe. Përmes një foto selia blu tregon lidhjet mes autorëve të plagosjes me armë të anëtarit të shtabit Bledar Okshtuni dhe drejtuesve të PS në Kavajë. Në këtë tryezë ndodhet kryetari i Bashkisë Redian Krali dhe i akuzuari Ndriçim Jonuzi si dhe të shpallurit në kërkim për ngjarjen Dorian Troplini dhe Markel Shtylla, i cili është dhe shefi i policisë bashkiake në Kavajë.

Sipas demokratëve, këto janë fakte që dëshmojnë se autorët janë njerëzit e Ramës ndaj qëndrimet e kryeministrit i cilësojnë gënjeshtra dhe përpjekje për të manipuluar ngjarjen.

Edhe kryetari i PD Lulzim Basha u rikthye në Kavajë ku dënoi ngjarjen.

Plagosja tek zyra e PD-së, Basha: Sulm burracak i Edi Ramës, i tmerruar nga humbja