Patronazhistët/ Islami: Reforma në drejtësi ka prodhuar gjyqsor të kapur nga Rama...
Ish-deputeti Kastriot Islami, ka reaguar në lidhje me patronazhistës, çështje e cila prej ditësh është kthyer një shqetësim për qytetarët, analistët dhe politikanët.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ai thotë se drejtësia është e 'kapur' nga kryeministri Edi Rama.
Më tej ai thotë se Rama do të dalë të fajësoj Presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha se patronazhistët e drejtuesve të gjyqsorit janë vendosur këto të fundit.
"Rama me rrjetin e patronazhisteve i treguan te gjithë shqiptarëve dhe ndërkombetareve se reforma ne drejtësi ka prodhuar gjyqsor të kapur nga Rama... Sepse drejtuesit e institucioneve të reformuara të gjyqsorit rezultojnë nga patronazhistet votues te Edi Rames. Doli në dritë të diellit e VERTETA për kapjen e drejtesisë nga Rama. Tani do të dalë Rama me mashtruesit rreth tij të thotë që patronazhistet e drejtuesve të gjyqsorit janë vendosur nga Berisha dhe Meta siç thane se letrën e Vuçiç për të mbështetur Ramen e solli Basha për veten e tij..! 25 prilli është DITA e Referendumit kundër se KEQES..."- shkruan ai .