Aeroport në Sarandë, Damian Gjiknuri: Mandati i tretë për të vijuar investimet

Ditën kur kryeministri Edi Rama nënshkroi marrëveshjen me kompaninë që do të ndërtojë aeroportin e Vlorës, Damian Gjiknuri deklaroi nisjen e punës për ndërtimin e pistës dhe në Sarandë.

Në takimet me mbështetësit ai theksoi se këto investime do ti japin stimul të fortë turizmit

Teksa ndau më banorët bilancin e punëve të kryera në Qarkun e Vlorës në tetë vitet që po mbyllen, ai vazhdoi me projektet e programuara për vazhdimin e të cilave duhet vota e qytetarëve në 25 Prill.

"Plani për aeroportin e Sarandës i cili jam i bindur që do realizohet sepse fizibiliteti ekonomik është bërë. Do ti japë një ngritje të madhe ekonomike turizmit"

Gjiknuri theksoi investimet në infrastukture dhe përfundimin e Bypasit.

"Bregdeti, rruga e lumit të Vlorës që del në Qeparo, pra gjithë kjo unazë zhvillimi me këto vepra infrastrukturore do të krijojë të ardhura ekonomike

Gjiknuri premton me fitoren e 25 Prillit zhvillim të ekonomisë dhe te turizmit .