Kontrata e aeroportit të Vlorës/ Rama: Baca Behgjet hyri në garë pa i thënë askujt
Kryeministri Edi Rama gjatë nënshkrimit të kontratës me kompaninë fituese për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, është shprehur se ky moment është më i rëndësishëm se vaksina.
Teksa ka treguar edhe detaje në lidhje me negociatat dhe marrëveshjen e aeroportit, Rama ka falenderuar edhe Behgjet Pacollin, i cili do të jetë edhe finacues i aeroportit të Vlorës.
Sipas Ramës, Pacolli nuk e zgjidhi çështjen me një telefonatë me të, pavarësisht se e ka mik, dhe as me Ballukun, por hyri në garë pa i thënë askujt.
"Por në fund baca Behgjet e di se kush bën biznes do tja dijë sa është fitimi. Kur gara ishte në proces ra virusi, i cili siç e dimë të gjithë mbylli botën dhe sot e gjithë ditën është e qartë që industria më e goditur ndër të gjitha industritë e bombarduara është ajo aeroportuale. Dhe në atë moment të interesuarit na çuan kërkesat për ta pezulluar garën.
Gara u pezullua për tu hapur pas. Gjatë kësaj periudhe ndodhi bllokimi për të gjitha kompanitë në industrinë aeroportuale, kështu kompanitë smund të angazhoheshin në investime të reja gjë që na la realisht përsëri jashtë procesit dhe mesa duket gjërat ndodhin gjithmonë për 1 arsye. Ska pasur kënaqësi më të madhe kur Belinda më ka thënë se baca Behgjet ka hyrë në garë dhe ka qenë një arsye më shumë për ta falenderuar.
Pa lejen e tij them se çka më tha Belinda nga raporti i komisionit që në të gjitha garat ndërkombëtare të bëra në Shqipëri, gjatë gjithë periudhave, është konsorciumi që nuk ka paraqitur garancira financiare me shprehjen që ne ja u kemi lekët, por ka paraqitur financimin në bllok, që është garanci absolute për faktin se aeroporti qysh sot është 100% i financuar, nuk është kontratë që do e çojë kompaninë nëpër banka.” tha Rama.
Ndërkohë, Pacolli ka thënë se kjo kontratë është një rast i jashtzakonshëm për të dhe për kompaninë e tij.
"Kjo kontratë ka rëndësinë e vet pasi ndodh pas shumë kohësh dhe pas një mori dëshirash që unë kam pas që një investim i tillë të ndodhë këtu, në trojet tona. Dhe tani kemi këtë kontratë për këtë qytet historik siç është Vlora dhe unë do të thoja që është një rast jashtëzakonisht i mirë, edhe për mua, edhe për kompaninë edhe për partnerët që bashkëpunojnë në këtë projekt.
Falënderoj Edi Ramën i cili me kujdes ka përcjellë punët të cilat kompania ime ka implimentuar. Gjatë një vizite kur ishim në ato trojë ku kompania ime punon. Nuk është e rastit që kjo punë ti besohet kompanisë sime. Unë kryeministër jam i bindur që kjo ofertë do të ndodhë këtu, dhe të gjithë do jemi krenar.
Do jem krenar unë që një ofertë e tillë ndodh këtu në vendin që unë dua, në vendin ku më rëndon koka, dhe jam krenar që këtë punë e bëj për popullin tim dhe me njerëzit që kanë kontribuar në ndërtimin e Shqipërisë moderne, europiane. Me një vizion të përbashkët ne do tia dalim. Nuk mbetet asgjë tjetër pos të fillojmë punën, dhe siç tha ministrja ti shkurtojmë afatet ligjore sa më tepër”, tha Behgjet Pacolli në fjalën e mbajtur.