Nënshkruhet kontrata për aeroportin e Vlorës/ Rama: Dikush e ka mallkuar këtë projekt
Ditën e sotme nënshkruhet kontrata me kompaninë fituese për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës. Fitues për ndërtimin e tij, janë shpallur tre kompani Mabetex Group, YDA Group she A2 SHPK.
Rama ka thënë se ka në realizimin e këtij prjekti ka pasur shumë vështirësi, duke shtuar se interesimi ka qenë i lartë edhe nga kompanitë e tjera në botë.
"Ky për mua është një moment shumë i rëndësishëm. Dikush e ka mallkuar këtë projekt pasi sa zgjidhje një projekt dilte një tjetër. Qysh në krye të herës kur ne filluam një negociatë, ishte një konsensus fantastik. Më pas përgatitëm gjithë procesin për të dalë në garë të hapur. Patëm shumë interesim nga një sërë kompanish që ndërtojnë dhe operojnë aeroporte në botë. Ishim shumë të bindur se do të kishim një garë me shumë operator dhe do kishim një zgjidhje shumë të kënaqshme por kur gara ishte në proces, ra virusi që mundoi botën dhe është e qartë."- tha Rama.