“BMW” përfshihet nga flakët në mes të Durrësit, policia nis hetimet

Një makinë është djegur pjesërisht gjatë orëve të para të mëngjesit në Durrës.

Sipas njoftimit të policisë, më datë datë 20.04.2021, në orën 02:45, në lagjen nr. 16, Durrës, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht një mjet i parkuar tip "BMË", në pronësi të shtetasit E. M.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe  përcaktimin e shkakut të zjarrit.

(Foto ilustruese)