Plagosja në Kavajë/ Rama reagon sërish: S'ka asnjë motiv politik, autori është militant i PD
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me ngjarjen në Kavajë ku mbeti i plagosur 27-vjeçari Bledar Okshtuni.
Në një postim që ka bërë në Twitter, kreu i qeverisë thotë se ngjarja nuk ka asnjë motiv politik dhe se autori nuk ka lidhje me Partinë Socialiste, por sipas tij është militant i Partisë Demokratike.
Po ashtu Rama i ka bërë thirrje sërish Lulzim Bashës që të ndahet nga Presidenti Ilir Meta dhe Ish-Kryeministri Sali Berisha.
Është krejt e qartë që ngjarja e Kavajës s'ka asnjë motiv politik!Autori s'ka asnjë lidhje me PS, përkundrazi është militant i PD! PD s'ka faj për ngjarjen po për politizimin skandaloz! Lulëzim bëhu burrë, ndahu nga Iliri e Saliu, boll bëre kukullën e të paudhëve pa din e iman!"- shkruan Rama.
Kryeministri Edi Rama në një reagim në Twitter, ditën e djeshme e cilësoi ngjarjen të patolerueshme dhe kërkoi që autori të arrestohet sa më shpejt.
Lexo edhe: Videoja e plagosjes në zyrën e PD në Kavajë, i plagosuri mbahet nga krahët autori ikën me makinë