Plagosja në zyrën elektorale të PD-së në Kavajë, shpallen tre persona në kërkim
3 persona janë shpallur në kërkim, pas ngjarjes së djeshme në zyrat e PD-së në Kavajë, ku si pasojë mbeti i plagosur në këmbë Bledar Okshtuni.
Lexo edhe: I plagosuri mbahet nga krahët autori ikën me makinë
Burime për Ora News, bëjnë me dije se janë shpallur në kërkim Ndriçim Jonuzi (Tahiri), Markel Shtylla dhe Dorian Troplini.
Mbi të tre personat e shpallur në kërkim rëndon akuza e plagosjes së rëndë me dashje, e kryer në bashkëpunim.
Autori i ngjarjes është shtetasi Ndriçim Jonuzi, i cili njihet edhe me emrin Ndriçim Tahiri.
Ai ka qëlluar me pistoletë brenda ambientit të fushatës së PD duke plagosur në këmbë anëtarin e shtabit demokrat 27-vjeçarin Bledar Okshtuni.
Ndërkohë Tahiri, rezulton me precedentë penalë pasi ka qenë i dënuar dhe i shpallur në kërkim për krime kundër jetës një prej vendeve anëtare të BE.
Lexo edhe: Detaje nga ngjarja në Kavajë/ Kush është “problematiku” që qëlloi në zyrën e PD
Sakaq, Markel Shtylla është Drejtor i Policisë Bashkiake të Kavajës, kurse Dorian Troplini është punonjës i Policisë Bashkiake.
Lexo edhe: Plumba ndaj zyrës së PD në Kavajë, një i plagosur